Rreth Nesh
Kush Jemi Ne
E themeluar në 2006, me një përvojë mbi 15 vjeçare në tregun e ndërtimeve në Shqipëri, HEL-PET ka përqëndruar investimin e saj në Vlorë, duke synuar të zhvillojë zona ekskluzive në qytet apo më gjerë, dhe duke ofruar produkt me cilësi shumë të lartë.
Duke punuar me studio të mirënjohura të arkitekturës, HEL-PET synon të zbatojë projekte që kanë në fokus harmoninë mes njeriut dhe natyrës, dhe duke qenë maksimalisht funksionale. Kompania ofron cilësi shumë të lartë të ndërtimit, gjithmonë duke ndjekur fjalën më të fundit në teknologji dhe inovacion.
Misioni Ynë
Kompania ka në princip ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata, në partneritetin e ndërsjellë me nënkontraktorë dhe me klientet, raporte të cilat janë bazuar në besim, respekt dhe bashkëpunim.
Çelsi i suksesit tonë qëndron në bashkpunimin me nje stafi te talentuar dhe kualifikuar duke realizuar projektet që nga ideimi e deri tek zbatimi në kohë, duke ndjekur metodat bashkohore të tregut. Me një pervojë të gjerë në industrinë e ndertimit, stafi ynë i permbush te gjitha kërkesat dhe pritshmeritë e klientëve.
Ekipi Ynë
Shoqëria jonë përbëhet nga një staf i kualifikuar me:
- ARKITEKTË
- INXHINIERË
- EKONOMISTË
- KONTABILISTË
- TEKNIKË NDERTIMI
- SUPERVIZORË
HEL-PET SHPK ka të punësuar mesatarisht 150-200 specialistë e punëtorë me përvojë në fushën e ndërtimit. Sot, pas shumë vitesh, e gjejmë veten mes emrave të subjekteve seriozë, korrektë dhe të shpejtë për të zgjidhur kërkesat klientëve për punë me cilësi, duke ofruar gjithashtu çmime, dhe cilësi konkurruese.
Çfarë ofrojmë ne
Projektimin dhe zbatimin e të gjitha kategorive të ndërtimeve civile, duke filluar nga studimet urbanistike dhe projekte të të gjitha llojeve.
Ndërtimin e objekteve multifamiljare shumë-katëshe, objekte individuale banime të veçuara ose në grup në konceptin e rezidencës.
Krijimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët të bazuar në themelet e besimit, integritetit dhe transparencës.